ShowBizzz

Pas daljes nga BBVK, Mevlani zbulon çfarë i tha partnerja për Livian: Ia dedikon dy fjalë dhe ish-it

Mevlan Shaba ka thyer heshtjen pas daljes nga formati i njohur, Big Brother VIP Kosova, duke dhënë intervistën e tij të parë.

Në këtë bisedë, ai ndau mendimet e tij për eksperiencën brenda shtëpisë, ndikimin e videove kontroverse dhe përkushtimin ndaj familjes.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte videoja e ish-partneres së tij, Livia Brunga, e cila qarkulloi gjatë kohës që Mevlani ishte pjesë e reality show-t.

Ai e konsideroi këtë veprim si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen:

“Ka qenë një gjë e tepruar, një ego për famë, dhe ia arriti qëllimit.”

Megjithatë, Mevlani theksoi se kjo nuk ka ndikuar negativisht në jetën e tij personale. Ai e ka diskutuar situatën me partneren aktuale, e cila e ka mbështetur plotësisht.

I pyetur nëse ka një mesazh për Livian, Mevlani u përgjigj qartë dhe pa hezitim:

“Nuk kam asgjë për t’i thënë. Kam jetën time, kam familjen time.”

Mevlani zbuloi se aktualisht është plotësisht i përkushtuar ndaj familjes së tij dhe po pret me padurim një moment të rëndësishëm: ardhjen e fëmijës së tij të parë. Ai e përshkroi këtë periudhë si një kapitull të ri dhe të veçantë në jetën e tij.



lokimagazine