ShowBizzz

Pas daljes së Albanos, ç’po ndodh me dyshen Baby G dhe Dijonisin? (Video)

Përgjatë ditëve të fundit, dyshja Dijonis dhe Baby G janë parë tepër të afërt me njëri-tjetrin.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe ditën e sotme ku ata janë shtrirë në të njëjtin krevat dhe kanë qëndruar të përqafuar me njëri-tjetrin.

Dijonisi i tha Baby G se ata duhet të ishin përqafuar që ditën e parë, në mënyrë që mos të vuanin. Baby G qeshi nga fjalët e tij, por pohoi të njëjtën gjë.

Sakaq rikujtojmë që në spektaklin e sotëm do të ketë një tjetër të eliminuar, pas largimit të aktorit Albano Bogdo i cili pas një debati me Robert Aliajn u largua me vetëdije të plotë nga ferma.