Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, të shtunën kurorëzuan dashurinë e tyre në Toskanë të Italisë.
Së fundmi, të sapomartuarit kanë nisur muajin e mjaltit.
Ata kanë zgjedhur si destinacion malet Dolomite, të njohura edhe si Alpet Dolomite, të cilat janë një varg malesh në Italinë verilindore.
Këtë e kanë treguar vetë dyshja me anë të postimeve në rrjete sociale.