ShowBizzz

Pas debatit në BBV, Ilir Shaqiri ironizon Jul Dedën dhe Egla Cenon

Edhe gjatë kësaj jave nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet në “Big brother vip”, disa prej të cilave u diskutuan mbrëmjen e sotme në Prime.

Një prej këtyre debateve ishte ai mes Jul Dedës dhe Egla Cenos, pasi kjo e fundit shpërtheu në lot dhe situata u përkeqësua.

Përplasja mes tyre filloi me një fjalë të Julit i cili i kishte thënë Eglës se do ta nxjerrë nga shtëpia, ndërsa kjo e fundit e agravoi debatin në ofendime si “idiot” dhe “pijanec” e më pas përfundoi sërish tek “brekët”.

E përsa i përket kësaj përplasje, një ironizim ka ardhur nga ana e fituesit të BBV1, Ilir Shaqiri, i cila ka bërë këto postime në InstaStory.

Një koment ironizues e ka bërë edhe opinionisti Arbër Hajdari i cili është shprehur:

Ika në Amerikë, u ktheva nga Amerika dhe prapë në muhabet brekësh i gjeta këta të dy. Në ditën e dytë të spektaklit kemi shpjeguar se banorët, aktorët, gazetarët,,, të gjithë e dinë mirë se çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë në jetën publike. Por shtëpia e Big Brotherit është një shtëpi që për mendimin tim fillon nga zero, dhe banorët duhet të meritojnë respektin. Është e vështirë që të mbartin respektin për njëri-tjetrin nga jashtë. Në shtëpi unë pash një klip 7 herë ku Egla i thotë Julit se ‘u indinjova sepse më tha që do të nxjerrë nga shtëpia’. Ndërkohë që ky është fokusi kryesor, nxjerrja e njëri-tjetrit nga Shtëpia. Ndërsa për bisedën e brekëve unë nuk kam koment. E kam dhënë një koment dhe kam pritur që një debat i diskutuar mes Eglës dhe Julit të ishte në një tjetër nivel. Në një nivel pak më lartë.”



lokimagazine