ShowBizzz

Pas deklaratave për Shqipërinë, Noizy ka dy fjalë për Osman Azemin

Në një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta, Osman Azemi, i ftuar në emisionin “Kosova Today”, shprehu mendimin se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke u shprehur se ata nuk kanë arritur të shquhen me figura të njohura si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.

Por kjo deklaratë nuk kaloi pa një përgjigje të fortë nga Noizy, i cili reagoi menjëherë nëpërmjet një postimi në Instagram.

Reperi i njohur i ka kthyer një përgjigje të ashpër Azemit, duke thënë:

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin.”

Kjo deklaratë u shoqërua me një video ku Noizy i adreson fjalët e tij drejtpërdrejt, duke mos kursyer kritikat ndaj aktorit.

Në përshkrimin e videos, Noizy vazhdoi sulmin, duke shkruar: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman.”

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Reagimi i tij i drejtpërdrejtë dëshmon se nuk është dakord me qëndrimin e Azemit dhe e sheh atë si një ndarje të panevojshme mes shqiptarëve nga të dy anët e kufirit.



lokimagazine