Lajme

Pas deklaratës për spastrimin etnik, Fahri Xharra lëshon thumbin: Ndoshta na shpëton Grenelli

Publicisti Fahri Xharra ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila ka thënë se “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”.

Në një postim në Facebook, Xharra tha se ide të tilla vazhdojnë të jenë të pranishme në politikën serbe, duke shtuar se shqiptarët flasin më shumë për Palestinën sesa për deklarata të tilla që, sipas tij, nxisin urrejtje ndaj Kosovës.

Postimi i tij:

Miq shqiptar,

Sa qahet e mallkohet nga ne per Palestinen, e shume pak debatojne me kete ministreshë serbe e cila e fajëson kohën e Millosheviqit që nuk na kanë zhduk nga faqja e dheut.

Kjo ide iu sillet edhe sot ne kokat e tyre kriminale.

Ndoshta na shpëton Grenelli, miku i shumë kujt në Kosovë!

Të Ngjashme