Aktori Olsi Bylyku foli mbrëmë për herë të parë lidhur me ndarjen e tij nga Egli Tako, Ai tha se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat kanë qenë të tilla. Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, aktori nuk e mohoi, mirëpo asnjërit dhe as tjetrit nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.
“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, tha ai.
Pas intervistës së Olsit, ka reaguar edhe Egli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Egli ka postuar një shprehje e cila duket qartazi që është një kundërpërgjigje lidhur me ndajren e çiftit.
“Një grua e mirë nuk do e detyrojë kurrë një burrë të kuptojë që ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e kupton vetë, është humbja e tij”, shkruan Egli.