Lajme

Pas disa ditësh në kujdes intensiv, nuk arrin t’u mbijetojë plagëve nga aksidenti

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:30, në Gjilan.

Viktima ishte duke u trajtuar në kujdesin intensiv në QKUK, por më 8 gusht 2026, rreth orës 08:15, është konfirmuar se ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

31.07.2026 – 20:30. Lidhur me rastin me datën 08.08.2026 rreth orës 08:15 viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK i cili ka qenë në kujdes intensiv, si pasojë e aksidentit në trafik. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të Ngjashme