Elia Zaharia ka pasur një vit jo të lehtë, ku divorci i saj konfliktual mori vëmendjen jo vetëm të mediave tona, por edhe atyre ndërkombëtare. Në daljet e saj publike e kemi parë gjithnjë klasike, ku stili prej princeshe e karakterizonte. Por në të përditshmen e saj, Elia zgjedh gjithnjë komoditetin para klasikes. Tashmë, që e ka humbur edhe titullin princeshë, ajo është rikthyer te stili sportiv që e karakterizon. Paparaci i panorama.com e ka fotografuar ditët e fundit në zonën e Bllokut, ku për shumë mund edhe të ishte e vështirë të njihej.
E veshur me xhinse të gjera dhe një ‘T-shirt’ sportive, ajo kishte mbledhur flokët dhe kishte vendosur edhe një palë syze dielli, si për t’iu fshehur syve të kureshtarëve. Duhet thënë se kjo është ndër shkrepjet e para që vijnë nga Elia që pas divorcit të saj me Lekën. Dhe pamja tashmë duket tërësisht e transformuar, duke nxjerrë në pah anën sportive të sajën.
Që kur doli në pah ndarja e saj nga Leka, ajo ka zgjedhur që të mos flasë për mediat. Të vetmin reagim të sajin e bëri në rrjetet sociale, ku edhe konfirmoi ndarjen, duke u shprehur se martesa i kishte humbur funksionet. Megjithatë, që atëherë, ajo ka zgjedhur të heshtë, duke vijuar me angazhimet e saj.
bal