ShowBizzz

Pas divorcit me aktoren, Princ Leka publikon fotot e ëmbla me vajzën e tij, të shkrepura nga partnerja e re

Sot, në ditën e fëmijëve, Princ Leka ka ndarë disa foto mjaft të ëmbla me vajzën e tij, Geraldinën.

Duke luajtur, duke mbledhur lule, pikturuar dhe shkëmbyer përqafime, fotot janë shkrepur nga fotografja që i ka marrë zemrën princit, Blerta Celibashi, duke e ka etiketuar në postim.

“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin! “, shkruan Leka si urim për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët.

Geraldina ka veshur një fustan rozë me flokët e lëshuara, ndërsa Princi me këmishë ngjyrë ‘gurkali’ dhe pantallona bezhë, ku të dy duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.

Pas lidhjes romantike me fotografen, me të cilën është parë edhe në dalje publike, Princ Leka u përfshi në një skandal që përfshiu rrjetin, pas publikimit të videos së konfliktit mes tij dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia me babain e saj, që degjeneroi deri në dhunë fizike dhe shkoi në dyer të gjykatave për urdhër mbrojtje.

Kjo marrëdhënie mori fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore. Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy.