Pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka një vajzë, politikania Rudina Hajdari duket se po përjeton sërish dashurinë. Hajdari e ka bërë publike romancën e saj të re duke postuar foto me partnerin në rrjete sociale. Dyshja po kalojnë disa ditë pushimesh në Jug të vendit dhe duken tejet të dashuruar. Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka zgjedhur të mos e tregojë emrin e partnerit të ri por nuk ka fshehur aspak portretin.
Rudina Hajdari konfirmoi divorcin nga ish- bashkëshorti Muçjo Demira në vitin 2022 me të cilin u njoh gjatë studimeve në USA.
bal