ShowBizzz

Pas dramës në hotel, Britney Spears shihet së bashku me të dashurin e saj kriminel, Paul Soliz

Britney Spears u pa duke vozitur me të dashurin e saj kriminel, Paul Soliz, të hënën pas incidentit në hotelin ‘Chateau Marmont’, javën e kaluar.

Pavarësisht nga këmba e mavijosur, këngëtarja e këngës ‘Toxic’ u fotografua duke i dhënë makinës, nëpër lagjen e saj Thousand Oaks, Kaliforni.

Më pas, iu ribashkua Soliz, i cili u ul në krahun e shoferit, ndërsa ajo kaloi në krahun e pasagjerit.

Image

Rikujtojmë se para disa ditësh, këngëtarja pati një debat të ashpër me partnerin e saj, Paul Soliz, ku situata i doli jashtë kontrollit dhe ajo pësoi një incident. Ndonëse ajo i mohoi lajmet, shoqëria e saj u shpreh e shqetësuar. Ai ka sjellë vetëm probleme që në fillim, – u shpreh njëri prej tyre.