Dhurata e madhe që Blerando fitoi në finalen e Big Brother VIP Kosova 2, më në fund po del nga sirtari.
Kanë kaluar plot dy vite e disa muaj që kur ai mori mundësinë e artë nga kompania “A Plus” për të punuar me producentin e njohur turk, Alper Atakan, dhe duket se pritjes i erdhi fundi.
Në vend që të nxitonte, artisti paska pritur momentin e duhur për ta finalizuar këtë projekt, dhe nuk vjen i vetëm. Atij i është bashkuar artisti nga Shqipëria, Klement. Dyshja ka fluturuar drejt Stambollit ku po merren intensivisht me xhirimet e klipit të ri.
Në një video të postuar së fundmi nga makina, djemtë duken në super formë, me shumë të qeshura e batuta, duke treguar se kanë një kimi fantastike për këtë bashkëpunim.
Kjo periudhë e gjatë pritjeje nga ana e Blerandos paska pasur një arsye të fortë, pasi një produksion me një emër si Atakan kërkon kohën e vet për t’u kuruar ashtu siç duhet. Materiali tashmë është drejt fundit dhe djemtë e kanë gati surprizën e tyre muzikore.
Tani mbetet vetëm të presim datën zyrtare të publikimit për të parë e dëgjuar se çfarë kanë kurdisur saktësisht andej nga Turqia.
https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/04/blera.mp4
