ShowBizzz

Pas Edit, dy emra të tjerë “gjinden” në postimet të G Banit për Jozin

Në mes të situatës që po komentohet gjerësisht në rrjete sociale, ku pretendohet se ka pasur një incident fizik mes Joz Markut dhe Ed Kuçit, G Bani po vazhdon me postime që po ngjallin pikëpyetje.

Dy ditë pasi riktheu në vëmendje një video të vjetër të Ed Kuçit, ku ky i fundit fliste në terma të ashpër për Jozin, G Bani ka publikuar materiale të vjetra edhe me dy personazhe të tjera të njohura: këngëtarin Blero dhe personazhin e rrjeteve sociale të njohur si Menaxheri.

Megjithatë, kësaj radhe G Bani nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të drejtpërdrejtë.

Në njërin prej postimeve ai ka vendosur emoji të një fletoreje dhe stilolapsi, që në gjuhën e rrjeteve sociale mund të interpretohet si “po mbaj shënime”, ndërsa postimin tjetër e ka shoqëruar me mbishkrimin “Loading…”, duke lënë përshtypjen se seria e publikimeve mund të vazhdojë.

Koha kur këto postime po bëhen është ajo që i ka bërë më të komentueshme. Pas videos së vjetër të Ed Kuçit, rikthimi i materialeve me persona të tjerë që kanë folur për Jozin duket se po ndërton një vijë të caktuar komunikimi nga ana e G Banit.

Por se çfarë synon konkretisht të thotë ai me këto sinjale, mbetet vetëm për interpretim.

G Bani deri më tani nuk ka deklaruar se postimet lidhen drejtpërdrejt me pretendimet që po qarkullojnë për Ed Kuçin dhe Joz Markun, ndaj çdo lidhje përtej kohës dhe mënyrës së publikimit do të ishte spekulim ndonëse konteksti kohor kur po ndodhin flet jo pak.

Të Ngjashme