Ledjona Xheladinaj ishte banorja që u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother VIP.
Kur u pyet në studio se cilin prej banorëve e sheh si fitues, ajo u shpreh ‘Egla’.
Kjo përgjigje e saj ishte disi surprizuese, për shkak se brenda shtëpisë Ledjona shihej si një person shumë i afërt me Julin, por edhe me Erjolën, megjithatë sipas saj këtë vit spektakli duhet të fitohet nga një vajzë.