Pas eliminimit nga Euro 2024, disa nga yjet e kombëtares shqiptare kanë nisur pushimet.
Disa me familje e disa me partneret e tyre, ata kanë ndarë gjithçka përmes rrjeteve sociale.
Mario Mitaj, Qazim Laçi dhe Thomas Strakosha kanë bërë të ditur se për pushime ndodhen në Greqi.
View this post on Instagram
Mbrojtësi i majtë i kombëtares tregoi se ndodhet në ishujt Paros së bashku me familjen.
Sa i përket mesfushorit Qazim Laçi, ai shihet në Mykonos bashkë me partneren e tij.
Në po të njëjtin vend po kalon pushimet edhe portieri Thomas Strakosha, i cili shfaqet me të vëllanë dhe miqtë e tyre.
Këta janë tre nga yjet që shkëlqyen me performancat e tyre në këtë Kampionat Evropian.
View this post on Instagram
ks