ShowBizzz

Pas eliminimit të Gjestit, Stresi ka dy fjalë

Pas një televotimi kokë me kokë me Drilonin, Gjesti u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh, i cili tani ka rënë në 160 mijë euro.

Ndonëse nuk pritej, Gjesti u shpreh i lumtur pas daljes duke shtuar se fitoren e meriton Drilon Rama.

Për këtë një reagim u bë edhe nga fituesi i edicionit të parë, Arkimed Lushaj – Stresi.

“Më besoni që nuk shikohet më Big-u në Kosovë. Respekt, ama nuk shihet më”, tha ai.



ks