ShowBizzz

Pas Erjona Rusit, Kostana Morava përplaset me Enxhi Nasufin: Kam ardhur të them çfarë dua unë!

Intervista që spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bëri ditë më parë në studion e emisionit “S’e Luan Topi”, lidhur me ngacmimet seksuale në punë, është bërë dhe shkak i debateve të njëpasnjëshme mes saj dhe moderatores së këtij emisioni, Erjona Rusit.

Debati i saj me Rusin ka vazhduar edhe sot. Pas Erjonës, ditën e sotme e ka pasur “radhën” të ulet në studion e “Wake Up” vetë Kostana Morava e cila iu drejtua moderatorëve me fjalë të ashpra. Madje as nuk e ka kursyer as ironinë.

“Pusho të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më, për ty kam ardhur, gocat si njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje jo sot. Blendi a ka mundësi apo të çohem të ik. Se skam ardhur të them çfarë do Enxhi të them po kam ardhur të them ca dua të them e do iki. Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju por Erjona Rusi është fenomen tanimë e çdo tjetërsim të bëhet do e quaj Erjona Rusi. Jo nuk e kam quajtur prostitutë. Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomen, nuk është Erjona Rusi,”- ka thënë e revoltuar Kostana ndër të tjera.



ks