Kanë kaluar disa javë që nga momenti kur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, u bënë prindër të një djali, duke përjetuar një nga periudhat më të veçanta të jetës së tyre.
Që prej ardhjes në jetë të vogëlushit, çifti kishte zgjedhur të ruante privatësinë, duke mos publikuar imazhe që tregonin fytyrën e tij dhe duke mbajtur larg vëmendjes publike ditët e para të prindërimit.
Megjithatë, së fundmi ata kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit një moment shumë të veçantë.
Ishte Eronita ajo që publikoi në Instagram fotografinë e parë të djalit të tyre, duke i dhënë fund kuriozitetit të fansave që prej javësh prisnin të shihnin më shumë nga anëtari më i ri i familjes. Pak më vonë, postimi u shpërnda edhe nga Blero, i cili nuk e fshehu emocionin për këtë kapitull të ri në jetën e tij.
Fotografia u shoqërua me një mesazh të shkurtër, por domethënës nga Eronita:
“Ky kapitull i jetës sime quhet: lumturi.”

Menjëherë pas publikimit, çifti mori qindra urime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë mbështetur që nga momenti kur ndanë lajmin e bukur të zgjerimit të familjes.
Për Bleron, ky është fëmija i dytë. Këngëtari është gjithashtu baba i një vajze nga martesa e tij e mëparshme me Teuta Krasniqin.
