Dani Dyer është fejuar me të dashurin Jarrod Bowen pas tre vitesh lidhje.
Çifti i famshëm lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Bukuroshja postoi një foto të çiftit, të dy 27 vjeç, duke pozuar në një jaht pasi ylli i Anglisë dhe West Ham, Jarrod, i propozoi duke iu ulur në gjunjë.
“Ne përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
Dani dhe Jarrod kanë dy vajza binjake, Summer dhe Star, si dhe Santiago, tre vjeç, nga lidhja e saj me Sammy Kimmence.
Ata po shijojnë një pushim bashkë meqë Jarrod ka qenë për një muaj i angazhuar në Kampionat Evropian.
Një burim i brendshëm tha për The Sun se Jarrod kishte kërkuar lejen e Danny për t’u martuar vitin e kaluar.
Ata u takuan jo shumë kohë pasi Dani u nda nga ish-partneri i saj, Kimmence.
Më parë, ylli televiziv fitoi famë falë romancës së saj në “Love Island” me Jack Fincham, por dyshja u ndanë vetëm disa muaj pas përfundimit të spektaklit.
ks