Lajme

Pas kaosit të demokratëve, socialistët do të mbajnë mbledhjet online

Ditën e sotme janë parashikuar të mbahen një sërë komisionesh parlamentare. Pas trazirave të regjistruara ditën e djeshme, ku deputetët demokratë u futën nga dritaret në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe penguan zhvillimin e mbledhjeve, Partia Socialiste ka vendosur që për të shmangur kaosin ka zhvendosur një pjesë të mbledhjeve të komisioneve online.

Nga 10 mbledhje që janë parashikuar, 5 prej tyre janë vendosur të mbahen online, ndërsa 5 të tjera do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit.

Komisionet që do të mbahen sot

  • Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30
  • Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30
  • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit Ora:10:00
  • Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00
  • Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:11:30
  • Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30
  • Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:12:30
  • Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00
  • Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30
  • Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00

Kujtojmë se ditën e djeshme deputetët e Partisë Demokratike, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhit, krijuan trazira jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Pasi Garda nuk i hapi dyert, deputetët demokratë gjetën të tjera mënyra për tu futur në Kryesi. Fillimisht, ishte Flamur Noka i cili kapërceu kangjellat, ndërsa më pas deputetët e tjerë hipën nga dritarja për tu futur në sallën ku dhe i priste me dy gishtat lart ish-kryeministri Sali Berisha.