ShowBizzz

Pas koncertit, Kurti pret Dafinën në vizitë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim zyrtar Dafina Zeqirin.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi Kryeministri në detyrë ishte i pranishëm në koncertin e saj të fundit, të cilin ai e cilësoi si “të shkëlqyeshëm” përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës, Dafina nuk ka kursyer as batutat dhe as komplimentet për Albinin. Ajo u shpreh e surprizuar nga takimi i drejtpërdrejtë, duke i thënë Kurtit: “Shumë ma cool koke live se nëpër fushata”.

Këngëtarja e falënderoi përsëri Kurtin për pjesëmarrjen në koncertin e saj, duke vlerësuar mbështetjen për artistët vendas.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës u fokusua në jetesën në Kosovë. Dafina tregoi se sa shumë e pëlqen jetën në vendlindje dhe lidhjen e fortë që ka me publikun dhe ambientin këtu.

Nga ana tjetër, Kryeministri Kurti e konsideroi veten “nikoqir” të këngëtares në zyrën e tij, duke e cilësuar Dafinën si një artiste sërish “mbresëlënëse”.