ShowBizzz

Pas lajmeve të ndarjes, Elia Zaharia bën daljen e parë publike!

Prej ditësh në media online dhe rrjete sociale po zhurmon lajmi se Elia Zaharia dhe Princ Leka i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndonëse nga ana e dyshes nuk ka patur asnjë deklaratë publike, detaje të ndryshme si mungesa e posteve familjare me rastin e festave, apo festimi i ditëlindjes së vajzës veçmas njëri tjetrit, duket se janë të dhëna që konfirmojnë heshtazi ndarjen.

Pas lajmeve të ndarjes, Elia Zaharia bën daljen e parë publike!

Pas lajmeve të ndarjes, Elia Zaharia bën daljen e parë publike!

Së fundmi po qarkullon një lajm se Princ Leka e ka lënë pas historinë e dashurisë me aktoren Elia Zaharia dhe ka nisur një romancë të re me një fotografe, ndonëse ky një lajm i pa konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër Elia, duket se vijon jetën e saj artistike pasi pak minuta më parë miku dhe kolegu i saj Rezart Veleshnja, sapo ka postuar një foto në të cilën ndodhet ai, Elia Zaharia dhe nëna e Elias, aktorja Yllka Muja.

Pas lajmeve të ndarjes, Elia Zaharia bën daljen e parë publike!

E veshur casual me një triko të trashë dimri, xhup dhe pa pikë grimi në fytyrë, Elia duket se ka zgjedhur të rrijë indiferente ndaj lajmeve që po qarkullojnë këto ditë sa i përket jetës së saj private.
Nuk dihet nëse treshja e artistëve kanë një projekt së bashku, apo janë thjesht duke shijuar një kafe nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Pas lajmeve të ndarjes, Elia Zaharia bën daljen e parë publike!



bal