Pas largimit nga Top Channel, aktori Jul Deda ka vendosur të përqendrohet te kinematografia, duke u bërë pjesë e një projekti të ri filmik në bashkëpunim me Eduart Grishajn dhe Arbana Osmanin.
Aktori ka konfirmuar gjatë një interviste për RTSH se do të marrë pjesë në filmin që pritet të titullohet “1 milion rrugë”, duke lënë përkohësisht mënjanë angazhimet televizive.
Regjinë e filmit do ta realizojë Eduart Grishaj, ndërsa Arbana Osmani do të përfshihet për herë të parë në një projekt kinematografik në rolin e producentes.
Ky bashkëpunim vjen pas largimit të Dedës nga Top Channel, ku ai ka qenë pjesë e projekteve televizive. Për momentin, aktori ka zgjedhur t’i kushtojë vëmendje punës në film, pa bërë të ditur nëse do të rikthehet së shpejti në ekran.
Ende nuk janë publikuar detaje për subjektin e filmit, personazhin që do të interpretojë Jul Deda dhe aktorët e tjerë që do të marrin pjesë në realizimin e tij.
