Po lexoni përditësimin e fundit mbi dramën më të re!
Vanesa, tërthorazi, ka reaguar mbi letrën e Indrit, tanimë të bërë virale, ku ky i fundit zgjodhi të ndahej me të publikisht, duke shkruar e më pas lexuar me zë të lartë:
“Gjatë ditëve që nuk kemi qenë bashkë kam patur një liri dhe besoj ka qenë edhe për ty. Nuk besoj që historia jonë mund të ketë të ardhme. Nuk kam ndjerë mungesë, por liri. Disniveli i ndjesisë është bërë më i qartë në largësi. Kam pasur dëshirë që, kur të dal nga këtu, të dal e të takohemi ballë për ballë. Unë nuk jam i duhuri për ty dhe ti meriton një person që të do!”
Të lidhura
None found
Vanesa nuk ndenji duarkryq, por ripostoi një moment nga “Ferma VIP”, ku shfaqet Elvis Pupa duke thënë këto fjalë për Indrin:
“Gjithë mashtruesit kanë me vuajtur në këtë jetë, gjithë manipulatorët se vuajnë se e varin jetesën e vet te manipulimi i të tjerëve. Njerëzit janë mësuar me dallavere, kështu do t’i shkojë jeta të gjithëve.”
Vanesa nuk zgjodhi të përballej me Indrin a.k.a djalin për të cilin la të dashurin e saj, por megjithatë mesazhi mbetet i qartë: është e zhgënjyer!
Gjithsesi, të tjerë duam, të tjerë na duan.
Me rëndësi mbetet të duam veten. ????/ ANABEL
Të Lidhura:
- “Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të çmuar! Aktori: Marrëdhënia jonë është bio
- Iu bë gjyqi publik, Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën dhe kërkon të largohet nga ferma: S’mund të filloj diçka të re
- Skena te nxehta në dush nga Indri në filmin ‘Pasaporta’, fermeret ngacmojnë Vanesën, teksa ajo refuzon ta shikojë
- Aktor i dobët”, Iliri përplaset me Indrin: Bëri sikur qau kur doli Vanesa
