Fifi prej javësh ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku vendosi ta sjell në jetë djalin e saj, Theo Mal.
Këngëtarja vendosi që javët e para t’i dedikohet plotësisht bebushit duke qëndruar larg çdo aktiviteti muzikor dhe larg Shqipërisë.
E tani që Theo ka mbushur rreth 6 javë jetë, çifti është rikthyer në Tiranë.
Këtë e kanë zbuluar përmes rrjeteve sociale duke treguar edhe pamje nga pritja e ëmbël që iu bë nga familjarët, mes lulesh, tortash e dedikimesh.