Engjëllusha Salihu po vazhdon të jetë shumë aktive edhe pas martesës së saj në Zvicër.
Këngëtarja duket se po e menaxhon mjaft mirë jetën mes angazhimeve dhe familjes,shkruan Kosovarja.
Ajo kohët e fundit po kalon shumë kohë në aeroporte, duke udhëtuar shpesh drejt Kosovës. Pavarësisht distancës, Engjëllusha po vazhdon të jetë pranë familjes dhe publikut të saj.
Mesa duket, udhëtimet e shpeshta nuk po e lodhin aspak këngëtaren, e cila gjithmonë shfaqet me energji dhe buzëqeshje në paraqitjet e saj.

