Lajme

“Faqja e zezë e varësisë shqiptare”, Mekuli me kritika të ashpra

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si varësi të shqiptarëve nga Serbia në aspektin ekonomik, energjetik, mediatik dhe kulturor

Në një postim, Mekuli ka kritikuar Shqipërinë për importin e grurit nga Serbia, Kosovën për blerjen e energjisë elektrike, si dhe ndikimin e mediave, muzikës dhe industrisë së argëtimit serb në hapësirën shqiptare.

Ai ka kritikuar edhe përdorimin e fjalëve serbe në gjuhën e përditshme, duke thënë se shqiptarët po pranojnë gjithnjë e më shumë ndikimin serb në fusha të ndryshme.

Mekuli ka lidhur këtë varësi edhe me reagimet ndaj këngës nacionaliste serbe të kënduar në një aktivitet të BE-së, duke kritikuar atë që e quan dyfytyrësi.

Postimi i plotë:

Faqja e zezë e varësisë shqiptare!

1. Serbia e furnizon Shqipërinë me grurë për bukën e gojës (60%): Shqipëria, pra shtet i pavarur që nga 1912-a, ende nuk ka arritur të sigurojë bukën e gojës për fëmijët, pleqtë, plakat dhe rininë e vet; Bukë nga Serbia e 1878-ës! Sa tragjike!

2. Në Kosovë daha ma zi; Spitalet, shkollat, çerdhet, institucionet dhe krejt familjet shqiptare kanë nevojë për energji elektrike, për “strujë” të Serbisë, ndërsa blerja e “strujës serbe” është duke ndodhë prej vitit 2000 e deri më sot; u desht me e ndalu me ligj qeveria blerjen e “strujës” serbe. Mozomakeq!

3. Në Tiranë, Prishtinë e Shkup, mediat, gazetarët, këngëtarët, muzika dhe industria e argëtimit kopjohet dhe (keq)ndikohet nga prodhimet mediatike serbe; Faqja e zezë!

4. Edhe në industrinë e VIP-ave dhe VIP-eshave, shohim kopjim të “beogragjankave” serbe; veshje, pamje, silikon, butox, gjuhë trupi dhe madje edhe fjalor serb: Dhe pastaj ne çuditemi pse në të folmen e përditshme dëgjohen kaq shpesh fjalët serbe: “zid, struja, guzhva, sijalica, futballer, shalter, frizhider, sok”, në vend të fjalëve tona të bukura shqipe: “mur, rrymë, tollovi, llambë, sportel, futbollist, frigorifer, lëng… etj; E gërditshme!

Ju lumtë, o dështakë e dështake!

Kështu duhet ta ndihmojmë ekonominë serbe e ta nderojmë kulturën e vrasësit industrial të shqiptarëve që prej 1878 sene e dri më sotj: kështu duhet të jemi të varur prej bukës, energjisë, lajmit, muzikës e madje edhe prej fjalorit serb?!

Sikur nuk na mjaftuan varësitë politike, mediatike e ekonomike serbe; Tash duhet të pranojmë edhe varësinë kulturore, akademike, estetike e gjuhësore të Vaso Qubrilloviqit, Ivo Andriqit, Titos, Rankoviqit, Millosheviqit e mikut të Edi dRamës, Vuqiçit?

Dhe çuditën për këngën nacionaliste serbe në Këshill të Evropës! Dhe çuditën këta dykëmbësha për dyfyrësinë e burokracisë Evropiane; e nuk çuditen për këngët serbe, nacioanliste serbe, që dëgjohen në kupë të qiellit në Durrës, në Tiranë, në Vlorë, Elbasan e Shëngjin.

Dyftyrësha!

Dallavergji!

Depsëza!

Rrenca!

Të Ngjashme