Për të gjithë ata që kanë pasur pikëpyetje mbi çfarë po ndodh me lidhjen e Lumbardh Salihut dhe Kader Kicaj, më në fund e kemi një përgjigje.
Javët e fundit ka pasur aludime se dyshja i ka dhënë fund lidhjes pasi fshinë fotot e tyre së bashku dhe ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.
I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” modeli u pyet nga Alketa Vejsiu se si është Kaderi.
“Shpresoj se është mirë. Kam vetëm një mesazh për të…”, tha ai duke bërë me dorë një zemër.
Një pjesë nga intervista:
Lumbardhi: Nuk është jeta apo lidhja e njëjtë sikur në formatin e “BBVK” që e kam patur por mendoj që nëse e do dikë duhet të luftosh për atë person.
Alketa: Të ta bëjë pyetjen direkte unë? Kaderi si është, është mirë? A dëshiron ti thuash diçka nëpërmjet Piter Panit?
Lumbardhi: Kaderi shpresoj që është mirë dhe kam vetëm një mesazh për të, është një zemër.
lokimagazine