Modelja Gresa Hoti dhe Andi Artani krijuan një romancë gjatë pjesmarrjes së tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Mirëpo, pas përfundimit të programit kjo lidhje nuk zgjati për shumë kohë e kjo për shkak të jetëve të ndryshme që dyshja bënin nga njëri tjetri, ose të paktën kjo ka qenë arsyeja që Gresa ka treguar.
Tashmë kjo e fundit e ka kaluar shpejt ndarjen nga Andi dhe ka bërë të ditur se nuk është më beqare.
Lajmi erdhi si përgjigje e një pyetjeje nga ndjekësit gjatë një sesioni pyetësor në rrjetet sociale, ku ajo lejoi fansat të bëjnë pyetje të lira.
“Je single?” ishte pyetja që iu drejtua Gresës, teksa ajo pa ngurrim u përgjigj, “Jo valla sjom”.
lokimagazine