ShowBizzz

Pas ndarjes nga Elhaida Dani, Ledian Agalliaj bën publike dashurinë e re? Postimi në rrjetet sociale nxit dyshimet tek fansat

Pas mbylljes së historisë me Elhaida Danin, Ledian Agallijaj duket se mund të ketë hapur një kapitull të ri në jetën sentimentale. Të paktën kështu kanë nisur të aludojnë ndjekësit pas një postimi të fundit të balerinit në Instagram.

Ledian publikoi në InstaStory fotografinë e një vajze misterioze, identitetin e së cilës zgjodhi të mos e zbulonte. Por më shumë sesa vetë imazhi, vëmendjen e mori dedikimi që e shoqëronte.

Të lidhura

None found

“My endless summer”, shkroi ai, një frazë që mund të përkthehet si “Vera ime pa fund” dhe që i dha menjëherë postimit një tjetër kuptim.

Për momentin, Lediani nuk ka treguar se kush është vajza dhe as çfarë raporti ka me të, ndaj nuk mund të thuhet me siguri se bëhet fjalë për një lidhje të re. Megjithatë, fotografia dhe dedikimi romantik kanë mjaftuar që në rrjet të lindë pyetja nëse balerini po prezanton, pak nga pak, partneren e re.

Postimi vjen disa muaj pasi u bë e qartë se historia e tij me Elhaida Danin kishte marrë fund.

Sot, Elhaida vijon angazhimet ndërkombëtare me turneun e “Notre Dame de Paris”, ndërsa Lediani duket se po jeton një verë që, të paktën sipas dedikimit të tij të fundit, do të donte të mos përfundonte.

Nëse pas “My endless summer” fshihet vërtet një dashuri e re, këtë mbetet ta zbulojë vetë ai.

Të Ngjashme