ShowBizzz

Pas ndarjes nga sportisti Tom Brady, supermodelja nis kapitullin tjetër në jetën e saj! Gisele Bündchen në pritje të ëmbël me…

Supermodelja Gisele Bundchen, së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë. Pas përfundmit të martesës me Tom Brady 44-vjeçarja është në pritje të ëmbël me partnerin e ri, mësuesin e karatesë, Joaquim Valente.

“Ata janë të lumtur në këtë kapitull të ri në jetën e tyre dhe mezi presin të krijojnë një mjedis të qetë dhe të dashur për të gjithë familjen,” tha një burim për revistën People.

Nuk dihet se në çfarë muaji të shtatëzanisë modelja është dhe nuk dihet se kur do të lindtë fëmija por sipas “TMZ” ajo mund të jetë në muajin e peste ose të gjashtë.

Fakti që Gisele nuk u shfaq gjatë sfilatës së Victoria’s Secret si të gjitha modelet e tjera, ngriti aludimet se pritja e ëmbël donte të mos zbulohej megjithatë kjo situatë mund të ketë të bëjë dhe me faktin se modelja është tërhequr nga pasarelat.

Duket se ajo dhe Joaquim Valente janë shumë të lumtur dhe mes atyre që e njohin mirë ka zëra se ajo ka rilindur në këtë lidhje të re.