Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, drejtuesja e projektit Sara Hoxha, falenderoi stafin, bashkëpunëtorët dhe opinionistët për punën gjatë sezonit.
Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal edhe te Ledion Liço.
Të lidhura
None found
“Dua të falenderoj Ledionin, i cili i jep shkëlqim këtij formati dhe realisht është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it. Kam mësuar shumë prej teje, mësoj çdo ditë prej teje dhe jam shumë mirënjohëse që këtë rrugëtim e ndajmë bashkë”.
Marrëdhënia mes Sarës dhe Ledionit mbetet e paqartë publikisht. Prej kohësh ka pasur aludime për një ndarje, por nuk ka pasur as konfirmim dhe as mohim nga ana e tyre.
Gjatë finales së këtij sezoni të “Big Brother VIP”, Ledioni u surprizua nga stafi përmes një video-mesazhi nga nëna dhe fëmijët e tij. I emocionuar, ai falenderoi publikisht Sarën, duke u shprehur:
“Kjo është hera e vetme që unë e lejoj veten të jem kaq vulnerabël si Ledion, jo si moderator. Jam në një pikë që e kam shumë të vështirë të lotoj, më duket sikur më janë tharë lotët. Por nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam. Dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga e gjithë kjo meritojnë Sara Hoxhën”.
Të Lidhura:
- Çfarë po ndodh? Ky veprim i Ledionit konfirmoi zërat për një krizë mes çiftit
- “Nëna e fëmijëve të mi”/ Bardhi emocionon me urimin e veçantë për Sarën
- Sa e veçantë! Përmes këngës së re, Bardhi zbulon emrin e vajzës, Sara tregon kuptimin
- “Bardhi pa ko*kërr leku”/ Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë
