ShowBizzz

Pas përplasjes më këngëtaren, reagon sërish ish-menaxheri i Taynës: Këngën do ta liroj të tregoj që jam burrë…

Pasditen e djeshme, këngëtarja e mirënjohur Tayna, pas një kohe të gjatë mungese në tregun e muzikës dhe rrjete sociale, lancoi projektin e saj më të ri, mirëpo jo më larg se mesditën e sotme kënga e saj u “zhduk”.

Mirëpo ishte ish-menaxheri i saj Rinori i cili u akuzua për bllokimin e këngës së re të reperes në YouTube.

Pas reagimeve që të dy personat në fjalë kanë patur nëpër rrjetet e tyre sociale, një tjetër reagim ka ardhur përsëri prej ish-menaxherit të saj.

Ai shprehet se do e liroj këngën vetëm për të dëshmuar që është burrë, por gjithashtu shton se ai e ka dëshmuar anën tjetër që tregon se është në rrugë të drejtë.