Duket se përplasja që Sara pati me menaxherin e Bardhit, Jetmirin, ka ndikuar edhe në karrierën e këngëtarit.
E ftuar së fundmi në podcastin e Megi Pojanit, Sara tregoi se tashmë Bardhi dhe menaxheri i tij i kanë prishur raportet dhe nuk kanë më kontakte.
“Nuk kanë kontakt. Mendoj që Bardhi ka patur mjaftueshëm arsye pa ndikimin tim fare për të arritur në konkluzionet e veta”, tha ajo.