Jennifer Aniston ka ndezur thashethemet për fejesë pasi u fotografua në SAG Aëards teksa mbante një unazë gjigante diamanti në dorën e majtë. Aktorja 55 vjeçare, u nominua për rolin e saj në ‘The Morning Shoë’. Ajo gjithashtu doli në skenë së bashku me Bradley Cooper për t’i dhënë Barbra Streisand çmimin SAG Lifetime Achievement.
Jennifer mahniti në ceremoni e veshur me një fustan argjendi me një dekolte të thellë dhe një të çarë deri në kofshë.
Por pjesa më tërheqëse e vehjes së saj ishin bizhuteritë, kryefjalë e të cilëve ishte një unazë me një gurë të madh diamanti në gishtin e unazës. Jennifer nuk dihet të jetë në lidhje me dikë aktualisht, dhe nuk ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me askënd për pesë vitet e fundit.
Por diamanti gjigand sapo ndezi zërat se në jetën romatike të aktores së famshme mund të ketë lajme të reja.
Jennifer ka qenë e martuar dy herë më parë, fillimisht me Brad Pitt në vitin 2000 para ndarjes së tyre në 2005, e cila u bë një nga divorcet më të profilit të lartë në Hollyëood.
Më pas ajo u fejua me Justin Theroux në vitin 2012 dhe u martuan tre vjet më vonë, por më pas u ndanë edhe në vitin 2018.
bal