ShowBizzz

Pas Princ Lekës, reagon edhe Elia Zaharia: Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon

Pas Princ Lekës, Elia Zaharia, ka konfirmuar po ashtu ndarjen e tyre me një reagim në rrjete sociale.

Ajo thotë se kanë nisur me procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës në bazë të një vendimi të përbashkët.

Elia e përshkruan si një periudhë jo fort të mirë për të, por që kjo ishte zgjidhja e vetme.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë:

“Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja”.