Lajme

Pas protestave në Shqipëri, Gjinovci ironizon Edi Ramën: Veç vonim se shpëtim s’ka

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas vazhdimit të protestave, duke kritikuar ashpër qëndrimin e pushtetit përballë pakënaqësisë qytetare.

Përmes një postimi, ai tha se pas 21 protestave masive do të duhej të ishte kuptuar mesazhi i qytetarëve dhe të ishte reflektuar për kërkesat e tyre.

“21 herë njerëzit kanë dalë masivisht në rrugë me protestu kundër teje dhe ti vazhdon me menu që gjithçka është në rregull? Na në Kosovë thojna: veç vonim se pshtim s’ka”, ka shkruar Gjinovci.

“Normalisht ishin dashtë me të mjaftu 2-3 protesta masive për me kuptu që e ki gabim dhe me u tërheq. Heeeeej 21 protesta secila ma masive se tjetra, 21 herë njerëzit kanë dalë masivisht nëpër rrugë me protestu kundër teje dhe ti vazhdon me menu që gjithçka është në rregull?

Na në Kosovë thojna: veç vonim se pshtim s’ka”, shkruan ai.

Të Ngjashme