ShowBizzz

Pas pushimeve, Romeo rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim aktorin

Romeo Veshaj, ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” ka folur në “Top Arena” për rikthimin e tij në ekran. Në intervistën e  tij të parë pas përfundimit të eksperiencës në formatin e njohur, Veshaj tregon se ai nuk do të jetë moderator por aktor, në krah të Elvana Gjatës, në serialin “Tenxherja Kapakun”.
Ed Manushi: Ti hyre në BBV si një nga personazhët e rëndësishëm të Top Channel pasi ishte pjesë e familjes. Ti përveç vetes tënde përfaqësoje edhe televizionin?!

Romeo Veshaj: Jam munduar që të përfaqësoj denjësisht televizionin. Jam munduar të mos ofendoj dhe fyej njeriu. Të mos i bie kujt në qafë. E shijova si eksperiencë. Njoha super-vajzën që unë kam në krah. Nuk do të bëja asnjë gjë ndryshe në rrugën time në BBV. Unë ky jam. Ka pas momente kur i kam thënë vetes ‘pse hyra brenda’.

Ed Manushi: Ti vjen sezonin e ri ndryshe. Vjen me një serial “Tenxherja Kapakun”

Romeo Veshaj: Është një super produksion që është punuar me shumë dashuri, i nga unë edhe Elvana.