ShowBizzz

Pas raportimeve për arrestimin e saj për aferën me biznismenin, reagon ish-miss Kosova Zana Berisha

Sonte u rarpotua për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze, por që nuk arriti t’i shpëtojë ligjit.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.

Pas publikimit të këtyre lajmeve, ka reaguar për herë të parë modelja duke postuar një fotografi në Instagramin e saj.

“Match my vibe” ka shkruar Zana Berisha bashkëngjitur fotografisë së postuar në rrjetin social Instagram.

Image
Zana Berisha