Vivien dhe Getinjo kanë qenë pjesë e mediave rozë gjatë javëve të fundit për shkak të ndarjes së tyre.
Pak kohë më parë dyshja fshinë gjithë fotot e përbashkëta me njëri tjetrin nga rrjetet sociale e më pas Getinjo konfirmoi se romancës me Vivien i kishte ardhur fundi.
Mirëpo, ditën e djeshme ata u fotografuan në shoqërinë e njëri tjetrit në ambientet e një lokali në Ferizaj.
Ndërsa ditën e sotme Vivien i ka bërë të gjithë konfuz pasi postoi një video në oborrin e shtëpisë së reperit në Ferizaj, teksa filmon barkun që duket i rrumbullakosur, madje në një moment vendos edhe dorën.
Kujtojmë se fjalët për një shtatëzani të Vivien kanë qarkulluar disa javë më parë, mirëpo ajo e mohoi publikisht këtë gjë.
Ndërsa tani pritet nëse do të ketë sërish një reagim nga Vivien për të konfirmuar apo mohuar dyshimet.