ShowBizzz

Pas rrëfimit të Meritonit, ish-partnerja e tij nxjerr foton e djalit dhe ka dy fjalë!

Ish-partnerja e Meritonit, Egesta ka reaguar me një postim në Instagram pas rrëfimit të Meritonit mbrëmjen e djeshme.

“Mos u shqetëso vogëlush, e vërteta fiton gjithmonë”, ka shkruar Egesta krah fotos së djalit duke shtuar “së shpejti…” e duke lënë të kuptohet se do flasë sërish.

Pas rrëfimit të Meritonit, ish-partnerja e tij nxjerr foton e djalit

Meritoni ka bërë një rrëfim tepër prekës gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ku ka treguar për herë të parë se shkak për ndarjen nga nëna e të birit ka qenë konflikti se ku do jetonin pas lindjes së djalit. Nga ana tjetër, Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë, madje Meritoni rrefeu që djali i tij ishte edhe me autizëm. Ai tha se ka muaj që nuk e takon sepse ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre.