Lajme

Pas Skenderajt, edhe Malisheva miraton Deklaratën kundër Gjykatës Speciale

Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës ka miratuar të martën Deklaratën kundër Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se deklarata është miratuar me unitet të plotë nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

Kastrati ka deklaruar se sipas tij, historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të ndryshohet nga asnjë aktgjykim, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

“Malisheva e njeh mirë çmimin e kësaj lirie, përmes dëshmorëve, martirëve, invalidëve, veteranëve dhe familjeve që sakrifikuan gjithçka për të”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka shtuar se qytetarët e Malishevës, sipas tij, nuk mund të pajtohen me narrativat që e njollosin karakterin çlirimtar të UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

“UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë kombëtare!”, ka përfunduar Kastrati./teve1.info/

Të Ngjashme