Lajme

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Raportuesi Evropian për Kosovën, Riho Terras, pas takimeve me Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini, ka publikuar fotografi dhe e ka inkurajuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të tregohet “burrështetas për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e Presidentit”.

Terras ka deklaruar se “Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme për të ecur përpara në rrugëndrejt BE-së”.

Postimi i plotë:

 

Met with LDK Chairman @LumirAbdixhiku and AAK Chairman @Ardiangjini
I encourage PM @albinkurti to show statesmanship to build a functioning coalition & secure the election of the President.#Kosovo needs stable institutions to advance on 🇪🇺 path.@eu_enlargement_ @Europarl_EN pic.twitter.com/t5RrzQ9JMs

— Riho Terras (@RihoTerras) July 7, 2026

Të Ngjashme