Lajme

Pas vendimit të Kushtetueses, sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të, pas konstituimit të Kuvendit.

Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe do të nisë në orën 11:00.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare, transmeton “Bota sot”.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e 11-të dhe shënon vazhdimin e punës së institucioneve pas konstituimit të legjislativit.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka nxjerrë vendim lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas afatit të përcaktuar.

Të Ngjashme