Avokati Kujtim Cakrani deklaroi në nje interviste televizive se vrasja e fundit në Sarandë nuk duhet parë si një ngjarje e izoluar, por në kontekstin e konflikteve për pronat, betonizimit dhe aktivitetit të grupeve kriminale në jug të vendit.
“Do të kuptojmë diçka, Saranda ka qenë, deri para 20 vitesh ka qenë një nga qytetet më të qetë, më të frekuentuar përsa i përket turistëve shqiptarë dhe të huaj, po sidomos shqiptarë dhe në momentin që në Sarandë nisi betonizimi, nisi fluksi i turizmit, por edhe fluksi i grupeve kriminale për të zaptuar, për të ndërtuar aty dhe për të ngritur bizneset e tyre turistike, nisi edhe nisën dhe vrasjet. e solla në vëmendje për këtë të them që Saranda nuk është ngjarje e rastësishme.
Saranda sot, siç ne po flasim, në tërësi jugu i Shqipërisë është kthyer në një Kolumbi, një Meksikë, është kthyer si Siçilia e viteve, e Toto Rinës e viteve ’70-’80.
Nuk ka fare për të, nuk duhet të shikoni fare çfarë, problemi është ky që në Shqipëri, sot që ne po flasim, për çështjen e pronave, se kjo është një çështje pronash, është sepse mafia e tokave, mafia e ndërtimit në Shqipëri sot është mafia më e rrezikshme.
Dhe në momentin që ti i hyn dikujt te territori, te pjesa, tek mendimi që ai ka të tijin, ti do përballesh o me tritol, o me vrasje, o me kërcënim, o me shantazh, o do të mbajë peng.
Po mos harro që në Sarandë kemi dy persona që janë marrë peng dhe sot nuk janë gjendur. Kemi dy persona në Sarandë, janë marrë peng para dy vitesh dhe në mes të qytetit dhe sot nuk gjenden, janë pa autorë pra. Dhe duhet ta shikojmë në tërësi këtë, jo si një ngjarje spontane.
Ajo është një vrasje, mënyra sesi është vrarë, mënyra sesi është ndjekur aty, është kontrolluar në lokal, është një vrasje tipike mafioze.Dhe kështu që është tipike, me motor, ekzekutim me motor, tamam thashë Siçilia e viteve ’70-’80. Me motor të godisnin, vrisnin të gjithë ata që duheshin eleminuar.
Kështu që ne duhet ta shikojmë në këtë prizëm. Nuk ka çfarë t’i bëjë as policia, sepse këta e kanë ushqyer vetë, policia e shtetit atë situatë atje, sepse policia është bërë gjithmonë palë me të fortët, me atë që zaptor tokat, me atë, sepse ka marrë gjobën dhe policia. Ka marrë paratë dhe policia.
I ka lejuar të ndërtojnë, i ka lejuar të zaptojnë, me leje, pa leje, shto kate, shto atë, shto këtë dhe Saranda sot është bërë qyteti më problematik”, u shpreh Kujtim Cakrani.
