Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni përplaset me trafikndarësen, raportohet një i plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.

Raportohet se në aksident është përfshirë një furgon i cili është përplasur me trafikndarësen.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Të Ngjashme