ShowBizzz

Pas zërave të shumtë që qarkulluan, Xhodi konfirmon romancën me Krist Aliajn!

Që pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Xhodi Skura ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një romancë të mundshme me ish-banorin tjetër, Krist Aliaj Dragot.

Thashethemet filluan të merrnin jetë pasi dyshja ndante shpesh foto nga të njëjtat vende, megjithëse asnjëherë nuk u shfaqën të dy në të njëjtin kuadër, duke injoruar vazhdimisht zërat për një lidhje.

Por heshtja duket se mori fund mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena”.

Përballë moderatores, e cila i drejtoi pyetjen e drejtpërdrejtë nëse ishte apo jo në një lidhje me Kristin, Xhodi dha një përgjigje që konfirmoi dyshimet, por u tregua sërish e rezervuar për detajet.

Përderisa është përfolur kaq shumë, diçka zihet aty,” tha Xhodi me një buzëqeshje.

Modelja shtoi se, edhe pse është pjesë e televizionit, ajo dëshiron të ruajë jetën e saj private:

Unë dua të rezervohem shumë për jetën time. Normalisht nuk kam nga shkoj, përderisa jam bërë pjesë e televizionit dhe e showbizit… por të them të drejtën, edhe mami më ka thënë që ‘ruaje më shumë dashurinë për veten tënde’, se në fund të ditës publikut mund t’i japësh një entuziazëm të momentit, por ajo që është, është e jotja. Ndaj dua ta ruaj fort si një gjë personale të zemrës, që në momentin që do dua ta them që ‘ky është’ apo ‘është dikush tjetër’, të jetë e imja e dhënë me dëshirë, dhe jo duke ma marrë.”

Ndër të tjera, Xhodi përshkroi edhe tiparet e partnerit ideal, duke theksuar se ai duhet ta dojë jo vetëm në ditët e saj më të mira, por sidomos në momentet e saj më të vështira.

E pyetur nëse do e preferonte partnerin me flokë të gjata apo të shkurtra (një referencë e qartë për modelin e “flokëve” të Kristit), ajo u përgjigj me humor: “E dua tullac!”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Të Ngjashme