ShowBizzz

“Pashë 15 veta mbi kokën e tij”; Arbër Çepani rrëfen momentet e fundit të kunatit Gertit!

Arbër Çepani ishte i ftuar në Top Story dhe foli për ndarjen nga jeta të kanatit të tij, krejt papritur pas një arresti kardiak, në moshën 44-vjeçare. Gjatë intervistës mes lotësh ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen.

“Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim. Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai.

“Pashë 15 veta mbi kokën e tij”; Arbër Çepani

Arbri foli edhe për marrëdhenien që kishte vëllai dhe motra e tij, të cilët u njohën në rini dhe ishin çifti më i dashuruar që kishte parë ndonjëherë, të gatshëm të sakrifikonin për njëri-tjetrin.

“Nuk kam parë njerëz që duhen aq shumë, ishin gati të sakrifikonin për njëri tjetrin. Momentet më të bukura me Gertin, ishte kur luanim letra, donte gjithmonë të fitonte. Ishte ai që na mblidhte. Të gjithë jemi nga ky vrulli i kohës, Gerti na mblidhte gjithmonë.

 “Nëse deri dje isha daja për dy fëmijët e tyre, tani do jem dhe si baba, ia kam premtuar Gertit deri në frymën e fundit”, tha mes lotësh Çepani.

 



bal