E ku ka më mirë se të kesh një motër apo vëlla binjak!
Këtë ndjesi na e ka treguar më së miri Romeo Veshaj. Në një diskutim me banorët, ai ka rrëfyer disa momente kur është hequr si Donadi.
Madje, ai zbuloi edhe një sekret të Donaldit, ku tregoi se ai e mori patentën pas daljes nga “Big Brother”, teksa para saj përdorte si mjet identifikimi kartat e Romeos.
Romeo: Donaldi patentën e ka marrë pasi doli nga Big Brother.
Fation: Domethënë ka qenë me patentën tënde?
Romeo: Po, me patentën time dhe pasaportën time. Shkoja në bankë dhe jepja kartën e identitetit të Donaldit, më vinte mandati. Aty duhet të shkruaja Donald Veshaj, unë nisja të shkruaja R…
I ngacmuar më tej nëse kanë ngatërruar ndonjë gjë tjetër, Romeo tha me shaka: “Mos e thuaj me zë të lartë tani se na turpërove”.
https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=82b0a719-d556-449f-b44d-16c72825aecb
lokimagazine